LAJMI I FUNDIT:

I THA HËNA DIELLIT

I THA HËNA DIELLIT
Ilustrim

Poezi nga: Kristy Raines
Përktheu: Mehmet Rrema

O diell
Ju keni mësuar se si të ecni në fijet e holla
të dashurisë sime
Por nuk duhet të kërceni më vetëm
Sepse kam dëgjuar një këngë të re dhe kam
mësuar ritmin e dashurisë tënde


O diell
Eja të notosh në lumin tim, sepse rryma është qetësuar
dhe dhimbja e dashurisë sime nuk do të të djegë më.
Lumi i freskët ka shuar flakët e nxehta dhe
lau gurët e mprehtë që të kishin lënduar
Nuk duhet të kesh frikë më

O diell
Trëndafilat në kopshtin tim kanë hequr gjembat e tyre për ju
Nuk do t’ju duhet më, të gjakosni për dashurinë time
Tani mund të mbështilleni rreth kërcellit të tyre
Dhe shijoni petalet e bukura të kuqe të puthjeve të tyre
Ndërsa plagët e mia tani një ditë do të shërohen të gjitha

O diell
Kur vjen pranvera dhe unë kam derdhur gjethet e mia të vjetra
Ngjituni në pemë dhe shijoni lulëzimin e ri të bukur
Aty do të dëshmoni transformimin
Më pas mund të ndërtoni folenë tuaj në bukurinë e saj
Dhe është aty ku do të mund të shijoni dashurinë time.