LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Tatimi progresiv nuk do të jetë shkak për shpërngulje

Tevdovski: Tatimi progresiv nuk do të jetë shkak për shpërngulje

“Tatimi progresiv nuk do ta rrit shpërnguljen, pasi që ata që ikin, shkojnë në shtete ku tatimet janë ende më të larta, ndërsa zgjedhja është për shkak të funksionimit më të mirë të institucioneve të atjeshme sesa këtu”.

Këtë e potencoi ministri i Financave Dragan Tevdovski në debatin e sotëm “Ejani të flasim për tatime”, që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë me temë si me tatimin progresiv të zvogëlohet shpërngulja, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Për shembull, të rinjtë shpërngulen në vende ku ka 45 për qind tatim. Do të thotë nuk shkojnë për shkak të lartësisë së tatimit, por për shkak se aty për dallim prej këtu, më mirë funksionon shëndetësia, arsimi, ka rrugë më të mira dhe funksionon shoqëria. Për këtë shkak ne dëshirojmë ta përforcojmë tërë ekonominë me vende më mirë të paguara të punës. NATO integrimet janë mundësi e mirë për investime të reja të huaja”, tha Tevdovski, duke iu përgjigjur studentëve.

Ai potencoi se paratë nga tatimi progresiv do të shfrytëzohen për targetimin e transfereve sociale, respektivisht ai që e merr ndihmën e tillë, do të tërhiqet mbi linjën e varfërisë.

Rektori i UEJL-së, Abdulmenaf Bexheti tha se është i kënaqur që në kuadër të debatit studentët e pranishëm kanë treguar dituri të madhe rreth tatimeve.

“Edhe vet ministri, përmes testimit, konstatoi se sa studentët janë të njoftuar me zgjidhjet tatimore. Mbi 80 për qind përgjigje të sakta, ndërsa testimi as që u paralajmërua”, tha Bexheti.

Debatin ishte në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert dhe Qendra për zhvillim të biznesit pranë Universitetit të EJL-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori