LAJMI I FUNDIT:

Teuta Kryeziu: Kemi sjellë në Kosovë qendrën ku bëhet shoping dhe argëtim

Teuta Kryeziu: Kemi sjellë në Kosovë qendrën ku bëhet shoping dhe argëtim

Teuta Kryeziu, drejtoreshë e “Royal Mall”, në emisionin “PasDite” në RTV Dukagjini, ka folur për hapjen e qendrës më të madhe tregtare në Kosovë.

Kryeziu ka thënë se tashmë në këtë qendër tregtare, janë mbi 35 brende por ka një interesim të madh edhe nga shumë marka tjera, por sipas saj disa janë në listën e pritjes.

Drejtoresha e “Royal Mall” ka thënë se në këtë qendër janë të punësuar mbi njëmijë punëtorë, dhe ata janë duke u trajnuar edhe jashtë vendit.

Hapet qendra tregtare 'Royal Mall' në Prishtinë: Ambient gjigant që shtrihet në 15 mijë metra katrorë
Lexo po ashtu Hapet qendra tregtare 'Royal Mall' në Prishtinë: Ambient gjigant që shtrihet në 15 mijë metra katrorë

Ajo ka thënë se ka brende në këtë qendër që nuk gjenden as në vendet fqinje.

Arritja e lehtë te “Royal Mall”, sipas drejtoreshës Kryeziu, është një arsye shtesë për të vizituar këtë qendër tregtare.

Si një ndër pikat më të forta të “Royal Mall”, është edhe hapësira për fëmijë dhe argëtim duke përfshirë edhe patinazhin.

“Ka katër apo pesë rrugë nga mund të arrihet te “Royal Mall”. Kemi patinazhin me akull, ku prindërit po kalojnë jashtëzakonisht bukur me fëmijë, po ashtu edhe hapësira për ngjitje është ekskluzive te qendra jonë, ku fëmijët janë ambientuar mirë”, ka thënë ndër të tjera drejtoresha e “Royal Mall”./Telegrafi/

PasDite 16.07.2018

PasDite 16.07.2018Ndiqeni bisedën në studio me moderatorët e emisionit më të shikuar "Dueli Botëror". Zymi Fisnik, Erza Brahushi dhe Laura Guri do të na rrëfejnë prapaskenat.

Publiée par RTV Dukagjini sur Lundi 16 juillet 2018