LAJMI I FUNDIT:

Teuta Arifi: Publikimi i kontratave në vepër është diskreditim i madh i personave

Teuta Arifi: Publikimi i kontratave në vepër është diskreditim i madh i personave

Ish kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në “ClickPlus” në TV21, ka folur në lidhje me 100 ditët para të menaxhimit të Bilall Kasamin me Tetovën, si dhe kohën kur ajo ka qenë kryetare.

Për listën dhe akuzat e kryetarit aktual të Tetovës, Bilall Kasami për kontratat në vepër të nënshkruara në kohën e Arifit, ajo tha se është diskreditim i personave, që sipas saj, janë paguar për punë të caktuar.


“Ju mund të nxirrni një listë, mirëpo ajo është një diskreditim aq i madh i personave, i njerëzve të cilët për shkaqe të ndryshme kanë qenë të përkrahur nga Komuna e Tetovës, kanë pasur raste sociale dhe diskreditimi i tyre tregon edhe njëherë për atë se çfarë në fakt e udhëheq sot Komunën e Tetovës”.

“Ka kërkuar të jetë kryetar i Tetovës dhe në momentin kur tash e ka marrë, si nuset kur martohen, i vjen rëndë – “Jo s’më le vjehrra, jo s’mund ta bëj këtë, jo atë” – i vinë të gjitha punët të rënda”, tha mes tjerash Arifi.