LAJMI I FUNDIT:

Teuta Arifi: BDI e gatshme për zgjedhje, por shëndeti i qytetarëve më i rëndësishëm

Teuta Arifi: BDI e gatshme për zgjedhje, por shëndeti i qytetarëve më i rëndësishëm

Kryetarja e Komunës së Tetovës dhe nënkryetare e BDI-së, Teuta Arifi, në një intervistë për Alsat ka folur në lidhje me situatën me pandeminë e Covid-19 dhe zgjedhjet e parakohshme Kuvendare.

Ajo tha se BDI është gati për zgjedhje, por shtoi se rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive dhe shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Pozicioni i BDI është se ne jemi në favor të zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur. Natyrisht, kjo varet jo vetëm nga vullneti ynë dhe nga gatishmëria jonë për të zhvilluar zgjedhje, për shembull menjëherë pas gjendjes së jashtëzakonshme, por edhe nga mënyra se si do të reagojnë autoritetet dhe institucionet kompetente që monitorojnë situatën shëndetësore”.

“Pra, për ne si entitet politik, shëndeti i qytetarëve tanë është para së gjithash dhe më i rëndësishmi për ne. Ndërkohë, ne si parti politike jemi të interesuar të vazhdojmë dhe të përfundojmë procesin e përgatitjes për zgjedhjet”, tha Teuta Arifi.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme u planifikuan për më 12 prill, por u anuluan për shkak të situatës me coronavirusin.

Çështja e zgjedhjeve pritet të diskutohet në takimin e liderëve, që do të mbahet më 12 maj në vilën e presidentit Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Siguri
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Lajme
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

Drejtësi
Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Lajme
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Politikë
Kalo në kategori