LAJMI I FUNDIT:

Tetovë: Tridhjetë përqind e të testuarve për COVID-19 rezultojnë pozitivë

Tetovë: Tridhjetë përqind e të testuarve për COVID-19 rezultojnë pozitivë

Nëse në periudhën e verës nga numri i përgjithshëm i të testuarve për coronavirus në Tetovë, shtatë përqind rezultonin pozitiv, tani kjo përqindje është 30.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë thonë se mosrespektimi i masave, mbeten shkaqet kryesore për përhapjen e madhe të sëmundjes COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Tetova së bashku me rajonin ndodhe në fazën e rrezikut të lartë, në fazën e transmetimit të shpejtë të virusit. Javën e kaluar numri i të sëmurëve u dyfishua. Në rajonin e Tetovës javën e kaluar u regjistruar gjithsej 205 raste të reja me coronavirus. Në periudhën e verës përqindja e rasteve të reja ishte 7, ndërsa tani është 30”, deklaroi Suzana Subashiq – udhëheqëse e Departamentit të Epidemiologjisë pranë Qendrës për Shëndet Publik.

Epidemiologët në Tetovë thonë se ka transmetim të lartë të virusit, gjegjësisht përhapje të sëmundjes për shkak të mosmbajtjes së maskave.

“Në këto momente kemi vatra familjare, përhapje të sëmundjes brenda familjeve. Nuk duhet të mbyllen tregjet, por njerëzit duhet t’i respektojnë masat, të mbajnë maska dhe distancë fizike”, tha Subashiq.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuar me COVID-19 është 1923, prej të cilëve 1.417 janë shëruar, kurse 98 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri dje (26 tetor) është 408./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori