LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, shtrati i lumit Shkumbin shndërrohet në deponi (Video)

Tetovë, shtrati i lumit Shkumbin shndërrohet në deponi (Video)

Mbeturina nga më të ndryshme, dru, teknik e bardhë dhe mobilie, kjo është pamja e lumit Shkumbim në pjesën e poshtme të qytetit të Tetovës. Përveç pamjes së keqe dhe erës së keqe, banorët druajnë nga përsëritja e përmbytjeve të vitit 2015, kur si pasojë e mos pastrimit si duhet të shtratit, uji dhe rëra përfunduan nëpër shtëpitë e tyre. Ata ankohen se edhe përkundër informimit të autoriteteve, pastrimi i shtratit bëhet vetëm sipërfaqësisht, njofton Alsat-M.


“Ajo pjesë e lumit është pastruar dy herë në mënyrë sipërfaqësore por fatkeqësia qëndron aty se edhe sot e kësaj ditë vazhdohet që të hidhen mbeturina me çka e ngushton edhe shtratin e lumit . apelojmë të komuna që ajo pjesë e shtratit të lumit të pastrohet në vazhdimësi dhe mundësisht ajo pjesë të futet në shtrat “,  thotë Artan Etemi, banor i lagjes Dardania.

Nga komune Tetovës janë arsyetuar se shtrati i lumit Shkumbin pastrohet rregullisht, por mbeturinat përfundojnë në lum si pasojë e disa banorëve të pandërgjegjshëm.

Shtrati i lumit Shkumbin në Tetovë, vazhdon të jetë “kontejner” mbeturinash, dhe në të, jo rrallë mund të shihni aparaturë kuzhine, mobile, kafshë të ngordhura dhe pemë të prera, gjë që vjen nga mungesa e kontrolleve të vazhdueshme të inspektoratit të ekologjisë në kuadër të Ndërmarrjes Publike Komunale.

Në trend Lajme

Më shumë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Shëndetësi
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Lajme
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Lajme
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Lajme
Kalo në kategori