Më 24 tetor do të fillojë dislokimi i Bibliotekës së Tetovës. Nga ky institucion thonë se hapësirat e reja do të jenë gati për rreth 15 ditë.
“Fakulteti i Arteve e pati afatin deri më datë 16 që të lirojë hapësirat dhe nga 16 do fillojnë të bëhet punimet e nevojshme në hapësira që të adoptohen për bibliotekë. Nga 16 sa do zgjas punimi nuk dihet sepse varet nga kushtet, por besojmë për një javë do kryhen. Shpresojmë për maksimum dhjetë deri në pesëmbëdhjetë ditë të zgjas, por do njoftohen gjithë lexuesit në kohë dhe do lirohen nga pagesa dhe pjesa e huazimit apo kthimit të librave. Kërkojmë ndjesë lexuesve dhe duam mirëkuptim se në atë periudhë nuk do mund të shërbehen”, deklaroi Mahi Murtezani, Biblioteka e Tetovës.
Edhe Ministria e Kulturës konfirmoi se hapësirat e reja të Bibliotekës do të jenë gati për pak ditë.
“Punimet për adoptimin e hapësirave të reja të bibliotekës së Tetovës tashmë kanë filluar dhe brenda disa ditësh do të kryhen sepse adoptimi i hapësirave të reja, nuk kërkon ndonjë punë sapo investim shumë të madh”, janë shprehur nga Ministria e kulturës.
“Pas transferit që pritet të bëj biblioteka e Tetovës në hapësirat e reja që i ka caktuar Ministria, po ashtu në bisedime janë edhe për dy hapësira shtesë, ku shëndoshë do të vendosen këto libra që shihni pas meje, por edhe shtypi ditor, që ruhet që nga viti 1940”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.
Ndryshe, deri tek dislokimi i bibliotekës së Tetovës erdhi si pasojë e vendimit të Ministrisë së Kulturës që zyrat ku aktualisht është biblioteka, t’i jepen zyrave të BE-së në vendin tonë. Edhe përkundër faktit se të punësuarit dhe udhëheqësia e bibliotekës, kundërshtuan këtë vendim, me arsyetimin se hapësirat ku bëhet transferimi nuk janë adekuate për bibliotekën, por pas përplasjeve të shumta mes Ministrisë së Kulturës dhe drejtorisë së bibliotekës, më në fund u akorduan që të paktën të bëhet adoptimi i tyre, dhe Bibliotekës së Tetovës t’i jepen hapësira shtesë për deponimin e librave që nuk kanë vend se ku të vendosen. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjetja e nënës me tre fëmijë në ujërat e Bunës, Peleshi jep detaje nga operacioni
Dauti: Sot në Tetovë pritet të votojnë 54 të burgosur dhe 181 persona të sëmurë e të pafuqishëm
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'