LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, përkujtohet ditëlindja e Profetit Muhammed a.s

Tetovë, përkujtohet ditëlindja e Profetit Muhammed a.s
TETOVË (AA) - Në kuadër të aktiviteteve të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë (BFI) për shënimin e ditëlindjes së të Dërguarit të Allah-ut, Profetit të Islamit, edhe në Qendrën e Kulturës së qytetit të Tetovës u mbajtë mevludi tradicional “Muhammed-i (a.s), Pejgameri i mëshirës”. ( Senada İbraimova - Anadolu Agency )

Në kuadër të aktiviteteve të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë (BFI) për shënimin e ditëlindjes së të Dërguarit të Allah-ut, Profetit të Islamit, në Qendrën e Kulturës së qytetit të Tetovës u mbajtë mevludi tradicional “Muhammed-i (a.s), Pejgameri i mëshirës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Manifestimi tradicional në të cilin ndër mysafirët ishte e pranishme edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, filloi me leximin e vargjeve të Kur’ani-it dhe muzikë instrumentale, ndërsa përfundoi me ligjeratën e Dr. Hysein Rizait, ligjeratë e cila i ishte kushtuar jetës së Pejgamerit Muhammed-it (a.s).


Mysafirëve me fjalë përshëndetëse iu drejtua myftiniu i Tetovës, Qani Nesimi, i cili theksoi se opsioni i vetëm që njeriu nga kjo botë materiale dhe fizike të realizojë dëshirën e tij për të shprehur dashurinë ndaj Allahut është respekti, orientimi, lidhja dhe ngulitja e Muhammed-it (a.s) në shpirtin e tij.

“Që të na dojë Zoti neve duhet ta ndjekim, ta përmendim dhe ta përkujtojmë Pejgamberin (a.s). Ky Pjegamber ka qenë një njeri që ka drejtuar dhe nuk ka prishur, ka rregulluar dhe nuk ka dërmuar, ka korrigjuar dhe nuk ka tollovitur, ka çiltruar ide dhe mendime dhe nuk ka paragjykuar”, u shpreh Nesimi.

Ndryshe, me rastin e ditëlindjes së Profetit në organizim të BFI-së këtë javë mbahen manifestime dhe programe të ndryshme në disa qytete të Maqedonisë. Manifestimi kryesor i ditëlindjes së Profetit shënohet në natën e 12-të të muajit Rabi-ul-Evel sipas kalendarit hënor, që këtë vit përkon me natën që lidh 20 dhe 21 prillin sipas karendarit gregorian.

Tradicionalisht, muslimanët në mbarë botën mbushin xhamitë për ta shënuar ditën e Mevludit. Pas namazit të jacisë, ata dëgjojnë këndimin e mevludit dhe vargje nga Kur’ani. Në disa vende islame, traditë është të përgatiten edhe ëmbëlsira të ndryshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori