LAJMI I FUNDIT:

Tetovari ideon makinë me energji elektrike: 100 kilometra me 34 centë shpenzime!

Tetovari ideon makinë me energji elektrike: 100 kilometra me 34 centë shpenzime!

Kjo makinë në vend të motorit me djegie të brendshme, shfrytëzon energjinë elektrike, ndërsa fuqia e saj shumë pak dallon nga ajo e një motori me djegie të brendshme.

Këtë makinë, që nga projektimi e deri në konstruksionin final e ka menduar 53-vjeçari Qerim Loki, i cili me profesion nuk është inxhinier i makinerisë apo elektrikonikës, por mjeshtër i aparateve televizive.


“Kisha dëshirë ta mbaroj një veturë të këtillë. Një vit e gjysmë më ka shkuar deri sa e kam kompletuar”, ka thënë Loki.

Makina punon me energji elektrike me 10 akumulatorë, të cilët mbushen për rreth dy orë. Arrin shpejtësi prej afro 100 kilometra në orë; ka katër marshe; ndërsa, për t’i kaluar 100 kilometra, e njëjta harxhon vetëm 21 denarë (34 centë) energji elektrike.

Loki thotë çdo makinë mund të konvertohet në elektrike nga ajo konvencionale, vetëm se kjo kërkon kohë për gjetjen e pjesëve.

Makina për momentin ka vetëm një pengesë: nuk mund të përdoret në rast të reshjeve atmosferike. Por, Loki premton zgjidhjen e shpejt edhe të këtij problemi. /ALSAT-M/