BMW me 435 mijë kilometra ende funksionon shkëlqyeshëm, por pronarja detyrohet ta shesë për shkak të rregullave të reja

Një BMW me më shumë se 435 mijë kilometra të përshkuara është dëshmia se një veturë e mirëmbajtur mund të vazhdojë të funksionojë për shumë vite.
Megjithatë, pronarja e saj është detyruar ta nxjerrë në shitje jo për shkak të problemeve mekanike, por për shkak të rregullave të reja dhe kostove të larta për automjetet me naftë.
Bëhet fjalë për një BMW 325d Cabrio të vitit 2009, i cili pavarësisht kilometrazhit jashtëzakonisht të lartë, është në gjendje shumë të mirë teknike. Kontrolli teknik ka treguar se motori me gjashtë cilindra dhe transmisioni automatik vazhdojnë të punojnë mirë, ndërsa ekspertët kanë vlerësuar qëndrueshmërinë e motorit 3.0 litërsh dizel.
- YouTube www.youtube.com
Problemi për pronaren 52-vjeçare nuk është vetura, por përdorimi i saj në Holandë. Për shkak të taksave të larta dhe kufizimeve për automjetet me naftë, mbajtja e këtij BMW-je është bërë gjithnjë e më e shtrenjtë. Ajo paguan rreth 2euro në vit taksa për automjetin, ndërsa vetura nuk lejohet të hyjë në shumë zona ekologjike të qyteteve.
Pronari i ri i kësaj veture do të marrë një automjet që, pavarësisht moshës dhe kilometrave, ende ka një motor shumë të qëndrueshëm. Vetë pronarja ka thënë se babai i saj gjithmonë besonte se “nafta është e pathyeshme” dhe ky BMW duket se e konfirmon këtë bindje.
Megjithatë, ajo ka vendosur të kalojë te një veturë elektrike dhe ka porositur një Mini Countryman elektrik si zëvendësues të BMW-së së saj. Rasti i këtij automjeti tregon se edhe automobilat shumë të qëndrueshme me motorë me djegie të brendshme po përballen me presion gjithnjë e më të madh nga rregullat mjedisore dhe ndryshimi i tregut të automobilave. /Telegrafi/





































