LAJMI I FUNDIT:

Tetova sot voton për përbërjen e re të këshillit të komunës

Tetova sot voton për përbërjen e re të këshillit të komunës

Në Tetovës sot po votohet për këshilltarë të këshillit të komunës, pas shpërbërjes së të njëjtit, si shkak i mos votimit në afatin ligjor të llogarisë përfundimtare. Edhe pse me vonesa prej disa minutash shkaku i problemeve me aparet biometrik, 117 vendvotimet, janë hapur në kohë dhe procesi zgjedhor po vazhdon pa pengesa thonë krerët e komisioneve.

“Unë jam Lulzim Shaqiri, kryetar i VV 1975, në kuadër të objektit të shkollës “Liria”. Gjithçka u rregullua, patëm një vonesë shtatë tetë minuta shkaku i kabllove dhe konektimit”, tha Shaqiri – kryetar vendvotimi.


“Jam Habibe Dehari, VV 1979. Gjithçka filloi në rregull. Deri më tani është herrët për të pasur votues. Unë e konektova aparatin, por të shohim si do ec me votuesit”, Habibe Dehari -kryetare vendvotimi.

Nga komisioni zgjedhor komunal thonë se edhe përkundër pengesave të vogla me aparatet, të gjitha vendvotimet tjera vijojnë punën pa pengesa.

“Të gjitha vend votimet që në kuadër të komisionit komunal janë 117 janë hapur në kohë të gjitha në orën 7:00. Në disa vend votime kishin disa pengesa teknike, por me intervenimin e komisionit komunal zgjedhor dhe përgjegjësve për pajisjet biometrike këto probleme u mënjanuan shpejtë dhe tashmë vazhdon procesi zgjedhor” tha Nazmi Dauti – kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor.

Sot në Maqedoni votohet në tre komuna, vendvotimet janë hapur në kohë
Lexo po ashtu Sot në Maqedoni votohet në tre komuna, vendvotimet janë hapur në kohë

Gjithsej në komunën e Tetovës, të drejtën e tyre të votës në 117 vend votime pritet ta realizojnë 84 406 votues, pas votimit të dite më parë të personave që vuajnë dënimet me burg dhe personave të sëmurë dhe të pa aftë për të dalë në vend votim .

Në Tetovë do të zgjidhet kuvendi komunal. Kjo komunë shkon në zgjedhje të parakohshme për këshillin e ri pasi përbërja paraprake e këshillit nuk arriti të votojë në afatin ligjor llogarinë përfundimtare të komunës. Për 31 vende këshilltarësh besimin e kërkojnë 403 kandidatë nga 13 lista kandidatësh./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori