LAJMI I FUNDIT:

Sot në Maqedoni votohet në tre komuna, vendvotimet janë hapur në kohë

Sot në Maqedoni votohet në tre komuna, vendvotimet janë hapur në kohë

Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë në Tetovë, pasi sot votohet për këshillin komunal. Kryetari i komisionit komunal në Tetovë, Nazmi Dauti u shpreh se të gjithë vendvotimet janë hapur në kohë dhe procesi i votimit zhvillohet pa pengesa deri tash.

Sipas tij gjithsej janë 117 vendvotime. Ai u shpreh se në fillim ka pasur probleme teknike, por ata janë menjanjuar dhe procesi zgjedhor vazhdon.


Në Komunën e Qendër Zhupë sot për herë të dytë po mbahen zgjedhjet për kryetar.

“Në orën 7 janë hapur të 16 qendrat e votimit, në listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar 7154 persona dhe për ta zgjedhur kryetarin komunës duhet të ushtrojnë të drejtën e votës 2385 persona, dje kanë votuar 29 të sëmurë dhe të pafuqishëm”, tha Nexhip Iljaz për AIM kryetar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Ai pret që dita e zgjedhjeve të shkojë mirë, me një pjesëmarrje më të madhe pasdite.

Në këtë komunë mërgimtare, ku mbi 60 për qind e popullsisë jetojnë në vende të Evropës Perëndimore, vota për kryetar komune po përsëritet pasi nuk janë siguruar as në zgjedhjet e rregullta lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar dhe as ato të përsëritura më 17 prill të këtij viti.. Në tetor pjesëmarrja ishte 25,77 për qind, ndërsa në prill 29,97 për qind.

Për shkak të pranisë masive të mërgimtarëve, të cilët tradicionalisht vijnë në rajonin e tyre të lindjes në gusht, me të drejtë pritet të sigurohet përqindja e nevojshme e pjesëmarrjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori