LAJMI I FUNDIT:

Tetova, Çairi, Struga dhe Ohri të zhytura në borxhe

Tetova, Çairi, Struga dhe Ohri të zhytura në borxhe

Tetova, Ohri, Struga, Çairi, Karposhi dhe mbi 20 komuna të tjera kanë borxhe të mëdha. Nga gjithsej 80 komuna, 22 prej tyre kanë borxhe më shumë se 1 milion euro. Komuna e Ohrit ka borxh prej 11 milionë euro dhe kjo është 78% nga buxheti i përgjithshëm i komunës për vitin 2016.

Tetova është komuna e dytë me më shumë borxhe. Ajo ka 8.11 milionë euro borxh. 7 milionë euro borxh ka komuna e Karposhit, ndërsa pas saj është komuna e Strugës. Qeveria me ligj për paraqitje dhe evidentim të detyrimeve do të përpiqet të bëjë presion ndaj komunave vetë ta ulin borxhin.


“Një nga gjërat kryesore është të publikohen detyrimet që opinioni të dijë dhe kjo do të shkaktojë presion te të gjitha elementet, përfshirë edhe tek personat që udhëheqin me komunat që të mos krijojnë borxhe të reja, por t’i pastrojnë ato sepse opinioni do t’u bëjë presion dhe do të kontrollojë deri ku janë punët me detyrimet”, deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, vetëm Vallandova, Gjorçe Petrovi dhe Debarca janë komuna që nuk kanë borxhe dhe detyrime të pashlyera. Tevdovski nuk u përgjigj nëse dhe sa borxh do të marrë Qeveria për shlyerjen e borxheve të komunave.

Por, ai konfirmoi se kërkohen edhe mekanizma tjerë si t’u ndihmohet komunave për t’i kthyer borxhet. Për këtë qëllim, sipas ministrit janë rritur edhe bllok-dotacionet për çerdhet dhe shkollat. Gjithashtu do të përforcohen kapacitetet e këshillave komunal./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori