LAJMI I FUNDIT:

Tetëmbëdhjetë leksione jetësore të Dalai Lamas për jetë të lumtur: Kur humbni, mos humbni edhe besimin!

Tetëmbëdhjetë leksione jetësore të Dalai Lamas për jetë të lumtur: Kur humbni, mos humbni edhe besimin!

Lideri shpirtëror tibetian, Dalai Lama, është i njohur në gjithë botën për mençurinë e tij, ndërkaq këshillat e tij inspirojnë edhe shumë liderë botërorë

Në fillim të këtij mileniumi ka publikuar tetëmbëdhjetë këshilla për jetë të suksesshme dhe të lumtur, të cilat në përditshmërinë e tyre mund t’i aplikojnë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, pa marrë parasysh përkatësinë fetare apo politike, transmeton Telegrafi.


1. Merrni parasysh dy dashuri të mëdha dhe sukseset e mëdha përfshijnë edhe rrezik të madh.

2. Kur humbni, mos e humbni edhe besimin.

3. Mësoni këto tri gjëra të rëndësishme: vetëbesimin, respektimin e të tjerëve dhe përgjegjësinë për veprimet tuaja.

4. Mbani në mend, nëse nuk merrni çdo gjë që dëshironi, ndonjëherë mund të jetë ajo edhe lumturia e madhe.

5. Mësoni rregullat ashtu që të dini si t’i thyeni në mënyrën e duhur.

6. Mos lejoni që një kontest i vogël t’ju prishë raportet.

7. Kur të kuptoni që keni bërë gabim, ndërmerrni veprime që menjëherë ta përmirësoni.

8. Kaloni pak kohë me vetveten çdo ditë.

9. Hapni duart dhe pranoni ndryshimet, por mos i braktisni të gjitha vlerat tuaja.

10. Mbani në mend që heshtja ndonjëherë është përgjigjja më e mirë.

11. Jetoni jetë të mirë, të ndershme. Atëherë kur të plakeni dhe kur të mendoni për të kaluarën, do të kënaqeni me të për herë të dytë.

12. Atmosfera e dashurisë në shtëpinë tuaj është themel i jetës suaj.

13. Në mospajtime me të dashurit tuaj, merruni vetëm me situatën aktuale. Mos e fusni të kaluarën.

14. Ndani dijen tuaj me të tjerët. Kjo është mënyra që të arrini pavdekshmërinë.

15. Bëhuni të kujdesshëm ndaj Tokës sonë.

16. Një herë në vit, shkoni diku ku deri tani nuk keni qenë asnjëherë.

17. Mbani në mend që marrëdhënia më e mirë është ajo në të cilën dashuria njëri ndaj tjetrit i kalon nevojat reciproke.

18. Gjykojeni suksesin tuaj nga ajo që keni hequr dorë për ta arritur atë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kuptimi i numrit 333 në astrologji

Kuptimi i numrit 333 në astrologji

Lifestyle
Kalo në kategori