LAJMI I FUNDIT:

Tetë të arrestuar për vrasjen në Malishevë – prokuroria nis hetimet dhe kërkon paraburgimin e tyre

Tetë të arrestuar për vrasjen në Malishevë – prokuroria nis hetimet dhe kërkon paraburgimin e tyre

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar të premten se janë arrestuar tetë persona lidhur me vrasjen e rëndë, e cila ndodhi një ditë më parë në fshatin Balincë të Malishevës.

Ndaj të pandehurve me inicialet XH.G, F.G, K.G, A.G, L.K, D.K, Q.K dhe A.M, ky institucion ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin Hekuran Batusha, bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Gjakovës, i cili ka thënë se të pandehurit me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Vrasja e të riut në Malishevë, çfarë dihet deri tash?
Lexo po ashtu Vrasja e të riut në Malishevë, çfarë dihet deri tash?

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri XH.G, ka kryer veprën penale ‘Vrasja e Rëndë’ nga neni 173 par.1 në par.1.5 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurit F.G, K.G, A.G, L.K, D.K, Q.K dhe A.M, ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Pjesëmarrja në rrahje’ nga neni 187 par.1 të KPRK-së”, ka deklaruar Batusha.

Ndryshe, një 29-vjeçar është vrarë të enjten në fshatin Balincë të Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje që kishte ndodhur mes viktimës dhe dorasit.

Ngjarja me epilog tragjik për 29-vjeçarin nga Bubaveci thuhet të ketë ndodhur në tregun e druve.

Ndonëse organet e hetuesisë nuk kanë treguar motivet dhe rrethanat e vrasjes, pretendohet që zënka të ketë ndodhur shkaku i një borxhi, me ç’rast 40 vjeçari me inicialet A.G. nga fshati Balincë, ka qëlluar për vdekje viktimën me inicialet Sh.K.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, menjëherë pas ndodhjes së vrasjes, ka thënë për Telegrafin se “Sot (e enjte) rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekjen e tij”.

“Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Elezaj gjithashtu ka njoftuar se lidhur me rastin është konfiskuar një armë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori