LAJMI I FUNDIT:

Tetë persona u arrestuan për posedim të narkotikëve vetëm brenda 24 orëve në Kosovë

Tetë persona u arrestuan për posedim të narkotikëve vetëm brenda 24 orëve në Kosovë

Tetë persona janë arrestuar gjatë ditës së martë në qytete të ndryshme në Kosovë, pasi të njëjtit janë kapur nga policia me substanca narkotike.

Policia njofton se katër nga ta janë arrestuar në Prishtinë, dy në Gjakovë dhe nga një në Ferizaj e Pejë.


Në rrugën “Sylejman Vokshi” në kryeqytet janë arrestuar dy persona te të cilët gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 3.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë 19.04.2022-16:35. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 3.6 gram substancë të dyshuara narkotike, të llojit marihuana”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në rrugën “Isa Kastrati” është arrestuar i dyshuari tjetër për shkak se i janë gjetur dhe sekuestruar 1.1 gram substance të dyshuara narkotike e llojit marihuanë.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 19.04.2022-16:35. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 1.1 gram substanca të dyshuara narkotike, të llojit marihuana”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, konkretisht në rrugën “Bajram Bahtiri”, tek i cili janë gjetur 6 qese me narkotikë me peshë 8 gramë.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë, 19.04.2022-20:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 6 qese me substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 8 gram”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Gjakovë janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike”.

Sipas policisë, të njëjtit janë vërejtur duke shkëmbyer substanca narkotike.

“Rr. Ali Pashë Tepelena, Gjakovë, 19.04.2022-14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët njësiti policor i kishte vërejtur duke shkëmbyer substanca narkotike. Gjatë kontrollit te njëri prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 1.03 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilën sasi e kishte blerë nga i dyshuari tjetër”.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Për posedim të paautorizuar të substanca narkotike janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë – njëri në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë, e tjetri në rrugën “Isa Boletini” në Ferizaj.

Te ky i fundit policia ka gjetur dhe sekuestruar 8.38 gram narkotikë e llojit marihuanë.

“Rr.Isa Boletini, Ferizaj 19.04.2022-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 8.38 gram substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa, në Pejë policia nuk ka bërë të ditur se çfarë sasie e narkotikëve është konfiskuar.

“Rr.Fehmi Agani, Pejë, 19.04.2022-16:15.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruan në procedurë të rregullt”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori