LAJMI I FUNDIT:

Tetë mënyra si t’i hiqni qafe kërmijtë: Ndiqni dëmtuesit përgjithmonë nga kopshti!

Tetë mënyra si t’i hiqni qafe kërmijtë: Ndiqni dëmtuesit përgjithmonë nga kopshti!

Shiu që ka rënë këto ditë u përshtatet shumë kërmijve

Kërmijtë janë dëmtues të kopshtit. Për një kohë shumë të shkurtër janë në gjendje të bëjnë dëm të paparë: hanë fidanët e rinj, bimët sapo të mbira, sallatën, borzilokun e ri, koprën etj.


Kopshtarët, transmeton Telegrafi, kanë menduar dhe shpikur se me çfarë mund t’i përzënë përgjithmonë kërmijtë nga kopshti juaj:

1. Mielli i misrit

Në mbrëmje vendosni në kopsht një kavanoz me miell misri, ndërsa në mëngjes rreth tij do të gjeni grumbuj kërmijsh të ngordhur. Kështu veproni çdo mbrëmje, derisa këta dëmtues të zhduken të gjithë.

2. Birra

Qitni birrë në një enë të cekët siç është p.sh. pjata dhe lëreni në kopsht. Në mëngjes do të gjeni në të kërmij “të mbytur”, sepse birra i tërheq si mjalti bletët.

3. Rëra

Rëra përreth kopshtit do të bëjë barrierë të njëjtë si edhe lëvozhgat e vezëve. Kërmijtë nuk do të kalojnë mbi të, ndërkaq bimët tuaja do të jenë të sigurta.

4. Amoniaku

Përzieni 1 pjesë amoniaku dhe 6 pjesë ujë. Spërkatni këtë mjet gjithandej rreth kopshtit dhe kërmijtë nuk do t’i ofrohen kopshtit tuaj.

5. Lëvozhga vezësh dhe llum kafeje

Lëvozhgat e vezëve i presin kërmijtë dhe ata nuk mund ta kalojnë mbi skajet e mprehta të lëvozhgave, ndërsa llumi i kafes me aromën që kanë i ndjekin kërmijtë. Prandaj, bëni barrierë nga lëvozhgat e vezëve dhe llumi i kafes rreth kopshtit tuaj.

6. Qeset e bërllokut

Rendisni qeset e bërllokut nëpër sipërfaqe dhe në to qitni pak ujë. Lagështia do t’i tërheqë dhe kërmijtë do të hyjnë në qese dhe do t’ju presin deri në mëngjes.

7. Gjuetarët natyralë

Iriqët, bretkosat dhe pulat i shkatërrojnë kërmijtë. Nëse i keni këto kafshë në kopsht, kërmijtë nuk do t’u ofrohen.

8. Bakri

Vendosni një gyp bakri atje ku janë fidanët dhe bimët e ndjeshme. Bakri ka reaksion natyral ndaj jargëve të kërmijve, gjë që këta dëmtues i trondit sikur nëpër gyp ishte lidhur rryma. I vetmi problem është që kërmijtë brenda kopshtit nuk do të mund të dalin jashtë, prandaj kopshtarët propozojnë që brenda telit të bakrit të vendosin kurthe nga mielli i misrit ose birra. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit

Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit

Çfarë të vizitosh
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!

Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!

Stil
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

Kërshëri
Tri pozat më të përsosura për SEKS ORAL

Tri pozat më të përsosura për SEKS ORAL

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori