LAJMI I FUNDIT:

Tetë kandidatët që janë ftuar në intervistë për drejtor të RTK-së

Tetë kandidatët që janë ftuar në intervistë për drejtor të RTK-së

Tetë kandidatë për drejtor të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) kanë arritur të kalojnë testin me shkrim dhe janë ftuar për fazën e fundit të konkursit, intervistë.

Kandidatët që kanë marrë mbi 50% të pikëve të testit me shkrim dhe që janë ftuar për intervistë janë: Shkumbin Ahmetxhekaj që ka marrë 80.7% të pikëve nga testi me shkrim, Bekim Hasani që ka marrë 79.2% të pikëve, Fadil Hoxha – 73.7%, Hysen Hundozi – 70.7%, Gjergj Filipaj – 69.3%, Arben Berisha – 65.8%, Fisnik Dërguti – 52.2% dhe Adriana Kutllovci – 50%.

Kurse kandidatët të cilët nuk e kaluan testin me shkrim janë: Valentina Saraçini (46.3%), Fahredin Shehu (46.2%) dhe Orhan Hajrizi (41.2%).

Lista e kandidatëve të ftuar për intervistim është preliminare pasi tre kandidatët që nuk e kanë kaluar testin kanë mundësi për ankimim.

Të gjithë kandidatët i janë nënshtruar testit me shkrim në të njëjtën kohë. Pyetjet janë hartuar nga anëtarët e bordit të RTK-së.

Pas përfundimit të testimit, anëtarët e bordit të RTK-së në mënyrë autonome i kanë vlerësuar testet e plotësuara nga kandidatët dhe i kanë poentuar secilën përgjigje të dhënë.

Më pas pikët e gjithë anëtarëve të komisionit vlerësues janë mbledhur dhe është nxjerrë mesatarja e pikëve të dhëna.

Anëtarët e Komisionit Vlerësues nuk i kanë bërë publike pikët e dhëna për secilin kandidatë, por vetëm janë bërë publikë pikët totale të kandidatëve.

BIRN do të kërkojë qasje në poentimin që është bërë nga secili anëtarë i komisionit vlerësues për secilin kandidat.

Në proceset e rekrutimit që asistohen nga ekspertët britanikë, Komisionit Vlerësues obligohet që t’i bëjë publikë pikët e dhëna për secilën përgjigje të kandidatëve. Përveç kësaj, në rastet kur ka dallime të mëdha në poentim, anëtarët e komisionit vlerësues obligohen me dhënë arsyetime për secilin poentim të bërë.

Kandidatët që e kanë kaluar testin me shkrim pritet të intervistohen nga komisioni vlerësues në përbërje të: Besnik Boletini, kryetar, Arta Berisha, nënkryetare, Safet Kabashi, Fatmire Lumi – Qehaja, Driton Hetemi, Albulena Mehmeti, Bekim Sele, Shukrije Rama dhe Ivan Raduloviq, të cilët janë duke e udhëhequr procesin e rekrutimit për drejtor të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës.

Në fillim të muajit shkurt, bordi i RTK shpalli konkurs për drejtor të përgjithshëm të këtij institucioni.

Bordi i RTK-së kishte hapur konkurs për pozitën e drejtorit të përgjithshëm pas shkarkimit të Ngadhnjim Kastratit nga detyra.

Në vendimin e bordit thuhet se Kastrati është shkarkuar nga pozita pasi i njëjti ka dështuar në kryerjen e punëve të tij në mënyrë efektive dhe se ai ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për RTK-në. /kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori