LAJMI I FUNDIT:

Testosteroni mund të bëjë që meshkujve t’u rritet gjoksi! Si ndikon teprica e estrogjenit te gratë?

Testosteroni mund të bëjë që meshkujve t’u rritet gjoksi! Si ndikon teprica e estrogjenit te gratë?

Një gjëje duhet t’i kushtohet vëmendje!

Testosteroni në një rast mund të ketë një efekt katastrofik te meshkujt, por si ndikon teprica e estrogjenit te gratë?

Ndërkohë që disa meshkuj marrin vetë suplemente testosteroni, për t’u dukur më mashkullorë, ka edhe nga ata që janë në terapi hormonale për arsye të justifikuara.

Megjithatë, testosteroni mund të ketë efekte të kundërta nga ato që dëshironi, shkaktare është insulina, transmeton Telegrafi.

Edhe burrat edhe gratë kanë testosteron. Kur marrim testosteronin dhe e aplikojmë në mënyrë intramuskulare ose e aplikojmë në lëkurë, nëse ka më shumë, dhe ka një tepricë të insulinës, e gjitha shndërrohet në estrogjen.

Pra, është një efekt katastrofik, sepse estrogjeni do t’ju rrisë stomakun, gjoksi juaj do të jetë gjinekomastik, dhe më e keqja nga të gjitha, prostata juaj do të zmadhohet.

Hormonet kanë një ndikim të madh në plakjen e qelizave. E njëjta histori është edhe me femrat, nëse ka tepricë të estrogjenit, janë më agresive, tensionohen, nervozohen, ndërsa nëse kanë mungesë progesteroni, kanë fytyrë dhe këmbë të fryra, paraqitet skuqja, dhimbja e gjoksit dhe nervozizmi, janë të nxehta, të papërshtatshme, pastaj kanë problem me ekuilibrin e hormoneve.

Prandaj duhet të kemi kujdes, me dietë dhe me mënyrën e jetesës mund t’i mbajmë nën kontroll hormonet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori