LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet pë mashtrime në testimin për patentë shofer – arrestohet kandidati dhe pronari i një autoshkolle në Prishtinë

Dyshimet pë mashtrime në testimin për patentë shofer – arrestohet kandidati dhe pronari i një autoshkolle në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, që ndërlidhen me çështjen testimit për patentë shofer.

Siç njofton policia tek njëri i dyshuar janë gjetur një kamerë trupi, një kufje e vendosur në vesh dhe një pajisje shtesë përmes të cilës i dyshuari ka komunikuar me pronarin e një auto-shkolle në mënyrë që ta kalonte provimin teorik për patentë shofer.


“Lidhur me rastin është arrestuar edhe pronari i auto-shkollës që është përfshirë në rast. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër që për momentin ndodhet në arrati i cili dyshohet se në këmbim të parave i ka lëshuar të dyshuarit të parë vërtetimin për aftësim të kandidatit pa qenë prezent fare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit dy të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje ndërkaq rasti mbetet në hetime.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një postim në Facebook, ka shkruar se do ti ndalin të gjitha keqpërdorimet.

“Sot, në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë, gjatë monitorimit të procesit te provimit, Komisioni Monitorues ka hasur në një person të dyshimtë i cili ka qenë i pajisur me kufje dhe kamerë. Këto mjete i njëjti i ka shfrytëzuar me qëllim të dhënies së provimit në kategorinë C. Komisioni Monitorues pasi ka vërtetuar dyshimet e tyre, kanë ftuar Policinë e Kosovës dhe se tani ndaj të njëjtit dhe autoshkolles është hapur rast në Polici”, ka shkruar Durmishi.

Zëvendësministri ka theksuar se janë të vendosur dhe të përkushtuar që të ndalojnë secilin keqpërdorim të mundshëm në fushën e patentë shoferit dhe nuk do të tolerojnë askënd të bëjë veprime të tilla.

“Ndaj kandidatit në fjalë do të ndërmerrën masa sipas ligjit dhe rregulloreve në fuqi dhe të njëjtit do ti ndalohet hyrja në provim për 3 vite”, tha Durmishi.

Zëvendësministri gjithashtu ditë më parë duke folur për të gjeturat në njësitë për patentë-shoferë tha se dyshimet janë se rastet kanë të bëjnë me ndërmarrje kriminale.

Do të konfiskohen të gjitha patentë shoferët që janë marrë kundërligjshëm - prin rajoni i Pejës me keqpërdorime
Lexo po ashtu Do të konfiskohen të gjitha patentë shoferët që janë marrë kundërligjshëm - prin rajoni i Pejës me keqpërdorime

“Nga ajo që kemi gjetur deri më tani kemi gjetur që bëhet fjalë për një ndërmarrje të gjerë kriminale e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë. Dyshimet tona kanë filluar nga informatat e shumta që na dërgonin qytetarët. Pas analizimit të statistikave vjetore që jemi njoftuar nga departamenti na kanë njoftuar që ka dyshime për keqpërdorime të shumta…”, u shpreh ai.

Ai tha se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja. Para mediave, Durmishi tha se bëhet fjalë për përfshirjen e shumë personave, nga autoshkollat, ekzaminer e zyrtarë të ministrisë.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se nëse konfirmohen dyshimet e tyre, do të konfiskojnë të gjitha patentë shoferët që janë marrë kundërligjshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori