LAJMI I FUNDIT:

Testimi ekstern në Maqedoni, halë në sy për nxënësit dhe profesorët

Testimi ekstern në Maqedoni, halë në sy për nxënësit dhe profesorët

Për shumëkë, testimi ekstern është një çështje që më tepër shkakton kokëçarje se sa diçka pozitive. Nuk është e qartë nëse ky testim është i suksesshëm, pasi që nuk ka ndonjë matje të efektit të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e arsimit dhe shkencës thotë se ka rezultate të dukshme, kurse nxënësit dhe mësimdhënësit konsiderojnë se ky testim duhet që të merr fund.


Rezultatet e Qendrës për menaxhim me ndryshime, së bashku me Institutin ZIP, të publikuara në fund të vitit 2016, tregojnë se testimi ekstern është njëra nga reformat më kontraverze në arsim që nuk ka një rezultat konkret nëse ka ndikim ose, nëse koncepti ka dhënë kontribut pozitiv, apo jo.

Sekretari shtetëror në MASH, Safet Neziri, thotë për Radio Evropa e Lirë se do të ketë rezultate të dukshme nga zbatimi i testimit ekstern. Ai thotë se ka lëvizje të nxënësve në drejtim të mësimit, si edhe lëvizje të prindërve që të punojnë më tepër me fëmijët e tyre, por edhe nga mësimdhënsit që të angazhohen më tepër, duke mos lënë anash se mund të ketë lëshime dhe mangësi.

Arsimtari Vllado Dimovski thotë se pushteti bën inatë me vazhdimin e zbatimit të testimit ekstern, edhe pse sipas tij, nuk ka asnjë efekte pozitive, por vetëm negative.

Ndërkaq, LSDM-ja vazhdon të zotohet se do ta heqë këtë testim, sapo të vjen në pushtet, kurse OBRM-PDUKM-ja vazhdon ta mbrojë testimin ekstern./Telegrafi/