LAJMI I FUNDIT:

Testi i Maturës në Prishtinë do të mbahet më 29 maj dhe 6 qershor

Testi i Maturës në Prishtinë do të mbahet më 29 maj dhe 6 qershor

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencën dhe Teknologjisë, organizuan takim informues me mësimdhënës lidhur me përgatitjet e organizimit të provimit Shtetëror të Maturës, si dhe për punët detyrat, dhe përgjegjësitë e administruesve dhe monitoruesve që do t’i kenë në këtë proces.

“Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet në disa faza dhe sipas regjioneve. Në regjionin e Prishtinës do të mbahet më 29 maj dhe 6 qershor 2018. Në këtë takim mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, u njoftuan se do të administrojnë dhe monitorojnë testin e maturës në Komunën e Podujevës, të Obiliqit, të Fushë Kosovës dhe në Komunën e Drenasit”, thuhet në njoftimin për media.


Përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kërkuan nga mësimdhënësit e angazhuar në këtë proces që në datat e theksuara të jenë të moblizuar dhe punët dhe detyrat e përcaktuara t’i realizojnë me përgjegjësi, kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, në mënyrë që e gjithë ecuria e testit të rrjedh sipas standardeve të kërkuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori