LAJMI I FUNDIT:

Testet e Serbisë dhuruar Kosovës kapin vëmendjen e mediave të ndërkombëtare

Testet e Serbisë dhuruar Kosovës kapin vëmendjen e mediave të ndërkombëtare

Kosova po përballet me numër të vogël të testeve për COVID-19.

Në kuadër të bashkëpunimit midis shteteve të rajonit lidhur me masat ndaj coronavirusit, të premten Kosova ka pranuar donacion nga Serbia, njëmijë teste për t’i diagnostikuar personat e prekur me COVID19.


Ky veprim nuk ka kaluar pa kapur vëmendjen e disa mediave të fuqishme botore.

Agjencia britanike e lajmeve Reuters shkruan se ky gjest u bë në formë solidariteti përkundër fërkimeve tregtare e historisë mes dyja vendeve.

Kështu citohet të ketë thënë një zyrtar serb, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai thotë se Beogradi shpërndau kutitë pa asnjë kusht politik por me “vetëm dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin  e pandemisë”.

“ Beogradi dhuroi testet pa asnjë kusht politik, por me ‘dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij problemi. Coronavirusi është një kujtesë e ashpër se ne mund të zgjidhim shumë probleme vetëm nëse bashkëpunojmë”, citohet të ketë thënë ai për Reuters.

Për të njëjtin veprim ka shkruar edhe gazeta prestigjioze amerikane New York Times.

“Bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi Kosova ka vendosur taksë prej 100 për-qind ndaj mallrave të prodhuara në Serbi”, thotë gazeta.

Po ashtu AP, duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka raportuar për donacionin e shtetit serb.

Për testet në fjalë mbrëmë Kurti e quajti gjest të vullnetit të mirë, derisa nuk kishte njohuri nëse ato kishin ardhur për Kosovën apo siç e quajnë serbët “Kosova i Metohija”

Ndërkaq, 480 është numri total i të prekurve me coronavirus në Kosovë. Ky numër u rrit gjatë natës së mbrëmshme kur u konfirmuan edhe 31 raste të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori