LAJMI I FUNDIT:

Testet e përplasjes së makinave në ish-Jugosllavi, mediat boshnjake: Nuk kishte kukulla, shofer ishte Hajrudini!

Testet e përplasjes së makinave në ish-Jugosllavi, mediat boshnjake: Nuk kishte kukulla, shofer ishte Hajrudini!

Testet e përplasjes zakonisht kryhen në një zonë të kontrolluar dhe “drejtuesit” janë zakonisht “kukulla”.

Por në Jugosllavi, kur u bënë kamionë FAP, ata kishin një ide tjetër, shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave në fjalë, atëherë nuk kishte kukulla, por ishte Hajrudini.

Siç shkruan radiosarajevo.ba, Hajrudin Burxhoviq (25) ishte një shofer shumë i guximshëm.

Në një rast, ai thuhet se u përplas me FAP me një shpejtësi prej 73 km/h dhe u hodh nga një lartësi prej 1.5 metrash, shkruan Life.ba.

Të dhënat historike thonë se kamioni e kaloi provën pa u dëmtuar. Megjithatë Hajrudin nuk përmendet. /Telegrafi/