LAJMI I FUNDIT:

Testet e domosdoshme për të realizuar ëndrrën dhe të jeni student ndërkombëtar

Testet e domosdoshme për të realizuar ëndrrën dhe të jeni student ndërkombëtar

E vërtetë! Të rinjtë e Kosovës kanë çasje të lehtë dhe të shpejtë në gjithë informatat në lidhje me studimet jashtë vendit. Kjo është bërë e mundshme falë konsultave falas dhe orientimit të suksesshëm nga konsulentët e edukimit siç është Wiseword Kosova.

Sidoqoftë, përveç një dosjeje të pasur me bagazh akademik, aktivitete ekstra-kurrikulare dhe vlera të shkëlqyera personale, si kriter fundamental për të studiuar jashtë vendit paraqiten testet standarde.
Cilat janë këto teste dhe për çfarë shërbejnë?

Së pari, për të qenë i kualifikuar për të studiuar në një vend të huaj, ju duhet të jeni njohës shumë i mirë i asaj gjuhe në të cilën planifikoni të ndiqni programin. Për këtë arsye, të gjitha universitetet e botës parashohin kushtin esencial të gjuhës për të gjithë studentët internacional.

Mënyra e vetme për të vërtetuar nivelin tuaj të njohurive gjuhësore është t’i nënshtroheni testeve standarde të gjuhës që njihen në të gjithë botën.

Këto teste janë: TOEFL (Test Of  English as a Foreign Language) dhe IELTS (International English Language Testing System), me anë të të cilëve vlerësohet aftësia e gjuhës angleze e personave, gjuha amtare e të cilëve nuk është anglishtja, pra studentëve ndërkombëtarë.

Në anën tjetër, nëse studentët vendosin të ndjekin studimet në gjuhën gjermane, si njëra ndër gjuhët zyrtare më të folura në Evropë, atëherë studentët mund t’i nënshtrohen TestDAF (German as a Foreign Language) ose DSH Test (Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang).

Edhe këto teste kanë të njejtin qëllim sikurse ato të gjuhës angleze, pra vlerësimin e nivelit të gjuhës gjermane për personat, gjuha amtare e të cilëve nuk është gjermanishtja.

Tutje, ekzistojnë teste të tjera standarde të cilat shfrytëzohen për të matur gatishmërinë e një studenti të shkollës së mesme për kolegj apo universitet dhe për të siguruar një pikë të përbashkët të të dhënave që mund të përdoret për të krahasuar të gjithë aplikantët.

Këto teste njihen si: SAT (Scholastic Aptitude Test) dhe ACT (American College Testing). Perfundimi i njërës nga këto dy teste paraqitet si kriter për të gjithë studentët nacional dhe internacional që dëshirojnë të studiojnë në universitete amerikane, përderisa SAT-in kërkojnë edhe shumë universitete evropiane.

Gjithsesi, për nivelin e studimeve post-diplomatike ekzistojnë teste standarde tjera të cilat shfrytëzohen për të vlerësuar përshtatshmërinë e aplikantëve për studime të nivelit të diplomuar.

Këto teste njihen si GRE (Graduate Record Examination) dhe GMAT (Graduate Management Admission Test).

Dallimi më domethënës midis GMAT dhe GRE është se GRE përdoret si pjesë e pranimeve për një shumëllojshmëri të gjerë të programeve të shkollave pasuniversitare, ndërsa GMAT përdoret vetëm për të aplikuar në shkollat ​​​​e biznesit.

Është e rëndësishme të diskutoni me konsulentët profesional mbi atë se cilat nga këto teste ju duhen për të studiuar jashtë vendit apo cilin duhet ta përzgjedhni.

Pas kësaj, ju duhet të ndiqni trajnime të këtyre testeve që të mund të arrini rezultatet e dëshiruara.

Wiseword Kosova do të ju ndihmojë për t’u përgatitur profesionalisht për këto teste dhe të arrini rezultatet maksimale për të realizuar ëndrrën tuaj.

Artikull i sponzorizuar