Prodhuesi amerikan arriti të shesë mbi 100 mijë njësi të veturës së vet më të lirë elektrike – Modeli 3 në SHBA në një vit kalendarik që është rezultat të cilit asnjëra prej makinave elektrike nuk i janë afruar ende.
Në 11 muajt e parë të vitit 2018, në SHBA janë shitur 114,472 njësi të modelit 3, duke e lënë këtë makinë shumë prapa konkurrentëve të saj. Vetëm në nëntor, 18.650 njësi u janë dërguar klientëve amerikanë.
Zhvendosja në procesin e prodhimit të Modelit 3 të bërë në vetëm një vit tregon se në nëntor 2017 vetëm 337 kopje të kësaj makine u dorëzuan. Përndryshe, “rekordi elektrik” i mëparshëm në shitje për një vit ishte Nissan Leaf – ky model u ble në vitin 2014 nga 30.200 amerikanë. Modeli 3 ka tejkaluar këtë rezultat pothuajse katër herë dhe deri në fund të vitit rezultati i shitjes do të jetë edhe më i mirë.
Në ofertën e saj, Tesla ka dy makina më të shtrenjta – Modeli S dhe Modeli X. Në muajin nëntor, konsumatorët në SHBA blenë 2.750 modele S dhe 3,200 Modele X, ndërsa në 11 muajt e parë Tesla shiti gjithsej 160,000 makina elektrike (Modelet 3, S dhe X).
Ndryshe, kompania Tesla ka kohë që ka pasur probleme me procesin e prodhimit të Modelit 3, i cili u konceptua si makina e parë e madhe e kësaj marke. Kjo është arsyeja pse dërgesat për klientët të cilët kanë rezervuar kopjen e tyre për një vit ose më shumë ditë më parë ishin shumë vonë dhe reputacioni i kompanisë u trondit.
Megjithëse prodhimi serik filloi zyrtarisht në verën e vitit 2017, niveli i planifikuar i prodhimit prej rreth 5,000 makina në javë u arrit vetëm në periudhën e mesit të vitit 2018. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Mercedes prezanton modelin më të shpejtë AMG
Jugkoreanët pretendojnë se kanë bateri që mund të karikohet në pak sekonda
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të
Mansory modifikon McLaren 720, që kap shpejtësinë maksimale prej 341 kilometra në orë dhe prodhon 755 kuaj-fuqi
Fillojnë dërgesat për modelin AITO M7
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre