LAJMI I FUNDIT:

Tesla Roadster i ri pritet të ketë autonomi edhe më të lartë se që është paralajmëruar (Foto)

Tesla Roadster i ri pritet të ketë autonomi edhe më të lartë se që është paralajmëruar (Foto)

Mundësia e autonomisë mbi 1,000 kilometra, duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë

Ishte viti 2017, kur Tesla befasoi me lajmin, për mundësitë që do t’i ketë Roadster i ri, transmeton Telegrafi.


Elon Muska ka njoftuar se kjo makinë elektrike, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta zë për 1.9 sekonda, për 4.2 sekonda do të arrijë në 160 kilometra në orë, kurse mund të ketë autonomi prej 1,000 kilometrave. Mirëpo, mundësia e lëvizjen me një mbushje baterie, mund të rritet.

Gjatë një shkëmbimi në Twitter, Musk është pyetur për autonominë që mund ta ketë ky EV që lansohet gjatë viti që vjen dhe përgjigjja e tij befasoi sërish. “Do të jetë mbi 1,000 kilometra” ka shkruar shkurt Musk.

Kompania Tesla, është e njohur për korrektësinë, kur tregon për specifikat dhe autonominë, andaj pritet që autonominë ta ketë më të lartë se që është paralajmëruar më parë. Vetëm se datat e prodhimit dhe lansimit të makinave, nuk ka rritur t’i realizojë në datat e caktuara më parë.

Mbetet të shihet deri vitin që vjen, nëse Tesla Roadster, do të arrijë të kalojë pritjet dhe të lëvizë për një rrugëtim kaq të gjatë, pa pasur nevojë të ndalojë. /Telegrafi/