LAJMI I FUNDIT:

Tesla premton që deri në shtator do ta funksionalizojë robotin humanoid, që mund të kryej disa punë që tani i kryen njeriu

Tesla premton që deri në shtator do ta funksionalizojë robotin humanoid, që mund të kryej disa punë që tani i kryen njeriu

Themeluesi dhe drejtori i kompanisë Tesla, Elon Musk, së fundmi ka bërë të ditur se roboti humanoid do të prezantohet më 30 shtator. Bëhet fjalë për prototipin e robotit humanoid që besohet se deri atëherë do të jetë funksional.

Optimus apo Optimus Subprime është roboti humanoid që Musk e paralajmëroi gjatë Tesla Ai Day në gusht të vitit të kaluar, ku prezantohet vizioni i miliarderit sa i përket robotit që do të mund të kryente detyra të caktuara në vend të njeriut.


Versioni i parë i Optimusit do të duhej të fillonte të prodhohej gjatë vitit të ardhshëm.

“Ai do të mund të kryej pothuajse gjithçka çfarë mund të bëjë njeriu. Thjesht roboti do të punojë për njerëzit. Ndoshta është e vështirë të imagjinohet një gjë e tillë, por Optimus po zhvillohet në këtë aspekt dhe do të kujdesemi që të jetë i sigurt – pa gjëra në stilin ‘Terminator’. Ai do ta transformojë botën më shumë sesa që ka bërë vetura”, tha Musk.

Musk shtoi se roboti do të mund të lëviz sikurse njerëzit dhe të kryej disa punë, siç është shkuarja në dyqan. E në disa fusha mund ta zëvendësojë njeriun – pa përbërë kërcënim.

Optimus do të jetë 1.7 metra i lartë dhe do të peshojë 56.6 kilogramë dhe do të prodhohet nga materialet e lehta, do të ketë duar të ngjashme me ato të njeriut. Koka e tij do të jetë e pajisur me kamerë që përdor autopilot të ndërtuar nga kompania Tesla, derisa fytyra do të shfaq ekranin që do të tregojë informacionet e nevojshme.

Ky robot do të mund të transportojë mallra deri në 45 kilogramë, e shpejtësia maksimale e lëvizjes do të jetë 8 kilometra në orë. Lëvizjet do t’i bëjë falë 40 lëvizësve elektromekanik. Në treg do të kushtojë nga 10 mijë dollarë – varësisht nga opsionet që do t’i ketë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Teknologji
Kalo në kategori