Tesla është në një fushatë të punësimit këto ditë në Amerikën e Veriut. Kompania po kërkon në mënyrë aktive të plotësojë pozicione të shumta të Operatorit të Automjeteve. Në thelb, këta janë shofer testues për sistemet Autopilot dhe “Full Self Driving”.
Në përshkrimin e punës shkruhet: “Ne po kërkojmë dikë të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë të mbledhjes së të dhënave të veturave. Roli i Operatorit të Automjeteve është përgjegjës për kapjen e të dhënave me cilësi të lartë që do të kontribuojnë në përmirësimin e performancës së veturave tona”.
“Ky rol kërkon një nivel të lartë fleksibiliteti, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik me ritme të shpejta. Ofrohen pozicione me turne dite/nate. Ky është një pozicion i përkohshëm sipas dëshirës. Kohëzgjatja e këtij vendi të punës parashikohet të jetë 3 muaj”, vazhdon tutje njoftimi i lëshuar nga Tesla, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Pra, siç mund ta shihni, kompania thotë se këta persona si përgjegjësi do ta kenë mbledhjen e të dhënave të cilat do të kontribuojnë në përmirësimet e sistemeve të saja të drejtimit automatik. Nuk kërkohet asnjë edukim specifik, por se aplikuesit duhet të mos kenë asnjë dënim, zakone të drejtimit të sigurt të veturës dhe një përvojë minimume 4 vjeçare të drejtimit me patentë shofer”.
Në SHBA pozitat e punës janë të hapura në Elgin, Illinois; Brooklyn Park, Minnesota; Draper, Utah; Austin, Texas; Denver, Colorado; Bellevue, Washington; Marina Del Rey, California; Miami, Florida; Boynton Beach, Florida; Roswell, Georgia; Brooklyn, New York; Tempe, Arizona; Farmer’s Branch, Texas; dhe Peabody, Massachusetts.
Përderisa në shtetin kanadez pozitat janë të hapura në Richmond Hill, Ontario; Mississauga, Ontario; dhe Saint Bruno, Quebec.
Sipas informacionit të ndarë nga punonjësit e Tesla, pagesa e përfolur për një pozitë të tillë pune është nga 20 deri në 29 dollarë në orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Vetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Nëse një makinë nuk ndez, bateria ka të ngjarë të jetë shkaku – çfarë duhet të bëni më pas?
Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe