LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model S eksplodoi papritmas derisa ndodhej në parking (Video)

Tesla Model S eksplodoi papritmas derisa ndodhej në parking (Video)

Makina eksplodoi në mënyrë spontane, duke u përfshirë në tërësi nga flakët

Derisa ndodhej në një parking në Shangai të Kinës, një Tesla Model S ka eksploduar papritmas dhe është përfshirë nga flakët, transmeton Telegrafi.


Brenda makinës elektrike nuk ishte askush, kur ndodhi eksplodimi, ndërsa nga zjarri që e përfshiu e pësoi edhe një Audi që ndodhej në afërsi. Ngjarja që ndodhi në bodrumin nëntokësor të një ndërtese të lartë, nuk ka shkaktuar ndonjë dëm tjetër, apo lëndi në njerëz.

Kjo nuk është hera e parë, që një makinë që punon me bateri gjigante të përfshihet nga flakët, qoftë edhe kur është e parkuar. Zyrtarë nga kompania Tesla, kanë bërë të ditur se do të dalin me një deklaratë, pasi të ketë hetuar rrethanat. /Telegrafi/