LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model 3 mund të lansohet më parë se që është menduar (Video)

Tesla Model 3 mund të lansohet më parë se që është menduar (Video)

Kompania Tesla ka bërë të ditur se do ta lansojë Model 3, por pa dhënë datë se kur do të ndodhë.

Mirëpo, mediet që merren me automobilizëm, kanë thënë se kjo veturë do të dalë në shitje në fund të vitit, transmeton Telegrafi.


Së fundmi është lansuar një video, ku shihet makina që lëvizë në një rrugë të hapur, si pjesë e procesit të testimit. Nga kjo shihet se Model 3 është gati dhe mund të lansohet në çdo moment.

Madje, në krahasim me imazhet që janë publikuar, makina duket shumë më e mirë në lëvizje se sa ishte në fotografi. /Telegrafi/