LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model 3 “fluturoi” mbi tërë shtratin e lumit në Kinë

Tesla Model 3 “fluturoi” mbi tërë shtratin e lumit në Kinë

Vetura elektrike Tesla Model 3, u bë pjesë e një aksidenti të pazakontë në trafik që ndodhi në Kinë.

Mediat e atjeshme raportojnë se aksident trafiku ndodhi në qytetin Kaifeng në provincën kinezë Hennan, ku shoferi për shkak të shpejtësisë së madhe humbi kontrollin mbi timonin e Tesla Model 3, e si pasojë “fluturoi” tërë shtratin e lumit që ishte mbi 10 metra i gjerë, transmeton Telegrafi.


Një gjë e tillë ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe. Vetura përfundoi në anën tjetër të lumit pjesërisht i shkatërruar, kurse është interesant se shoferi ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

Sipas ekspertëve të komunikacionit, vetura e kompanisë Tesla ka fluturuar në total mbi 20 metra, e jo siç ishte raportuar fillimisht 10. /Telegrafi/