Tesla ka zbuluar Modelin 3 dhe Model X të mbështjellë me ngjyrë vjollce si pjesë e një fushate masive të marketingut të lojërave të reja me Tencent në Kinë.

Të dy Tesla dhe Tencent, i cili është një aksioner i rëndësishëm i Tesla, kanë nisur një fushatë masive të marketingut rreth përfshirjes së automjeteve Tesla në lojë.

Ata lëshuan pamjet e lojërave video të Tesla-s, ku aeroplani lëshonte një kuti të madhe dhe brenda saj ishte Tesla Model 3.

Modeli 3 me mbështjellësin e purpurt të veçantë “Game of Peace” është gjithashtu i ekspozuar në disa dyqane të tjera të Tesla në Kinë, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, prodhuesi i automjeteve solli një Model X me një mbështjellës të ngjashëm në Motor Show Chengdu.

Të dy Modeli X dhe Modeli 3 janë tani në lojë dhe mund të përdoren nga lojtarët e lojës së famshme. Këtu keni disa pamje të lojës:

Ndërsa nuk ka asnjë fjalë për Tesla që në të vërtetë ofron mbështjellësin vjollcë si një opsion, lojtarët e PUBG mund të marrin ‘skin’ për veturën për një kohë të kufizuar si pjesë e fushatës së marketingut.