Në botën konkurruese të veturave elektrike, Tesla edhe një herë po rrit ambiciet e saja duke planifikuar një zgjerim kolosal për fabrikën e saj me bazë në Berlin, duke synuar të tejkaloi kapacitet e prodhimit në të gjithë Evropën. Ky veprim, megjithëse ambicioz, është vetëm një ditë tjetër me idetë e fuqishme të inovacionit të Elon Musk.
Prodhuesi i veturave elektrike me bazë në Kaliforni, së fundmi iu është afruar autoriteteve gjermane, duke kërkuar leje për ndryshime shtesë në Gigafabrikën e saj në Berlin. Kjo shënon hapin e parë në planin e guximshëm i cili mund të transformojë objektin në fabrikën më të madhe të prodhimit të veturave në Evropë.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit, ne mund të shohim 1 milionë njësi të veturave Tesla që dalin nga linja e prodhimit brenda një viti, kjo si shtesë e një prodhimi të baterive me kapacitet prej 100GWh deri në vitin 2024. Kjo është një shifër më e lartë se kapaciteti i prodhimit të fabrikës kryesore të Volkswagen Group në Wolfsburg, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Ky përmirësim nuk ka të bëjë vetëm me lojëra shifrash, por ka të bëjë edhe me ndryshimet inovative. Dokumentet e lëshuara nga autoritetet lokale të ambientit dhe ujerave zbulojnë vizionin e Tesla-s për të ardhmen e fabrikës.
Projekti madhor i kompanisë përfshinë ndërtimin e një laboratori për testimin e qelizave të baterisë, një program të zgjeruar për riciklimin e ujit e gjithashtu ndryshime dhe shtesa të ndryshme në infrastrukturën ekzistuese, si një strukturë magazinimi të materialeve, zgjerime në dyqanin e shtypit e gjithashtu edhe në dyqanin e bojës.
Vendasit tani kanë kohë deri në mes të shtatorit për të shprehur kundërshtimet e tyre ndaj propozimit. Dhe ndërsa zgjerimi ambicioz evropian i Tesla-s nuk është se ka qenë pa polemika, rezultati i mundshëm mund ta çojë kompaninë në një pozicion dominues në tregun evropian të veturave elektrike.
Nëse kërkesa e Tesla për zgjerim është e suksesshme, atëherë kjo fabrikë do të mund të prodhojë më shumë vetura në vit sesa prodhon aktualisht fabrika e Volkswagen-it në Wolfsburg – diçka që cilësohet si vërtet elektrizuese! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BMW prezantoi një “asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve” në motoçikleta
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota – rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Cili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Jeta brenda një Lamborghini Urus
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City