LAJMI I FUNDIT:

Terrorizmi nuk njeh as fe e as normë!

Terrorizmi nuk njeh as fe e as normë!

Pamjet e muajve dhe ditëve të fundit, të njëpasnjëshme të terrorit ndaj njerëzve të pafajshëm – të kryera në pabesi, përfshirë gra e fëmijë si dhe kalimtar të rasti – siç ishte edhe terrori i djeshëm në Bruksel, pas atyre të Turqisë, për çfarëdo kauze që mund të shtyhen e bëhen, nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë dhe me asnjë normë njerëzore, aq më pak kur ato thuhet se bëhen në emër të Zotit!

Bota e arsyeshme, sot, e cila në numër është më e madhe sesa ajo e devijuar dhe e çakorduar , duhet të ulet dhe të mendojë seriozisht për të bërë gjithçka që është e mundur në parandalimin e akteve të tilla barbare, të cilat rrisin urrejtjen racore dhe fetare në Evropë dhe më gjerë, e epilogu i të cilave do të ishte i dhimbshëm për të gjithë dhe pa dallim.


Individualisht dhe kolektivisht duhet të angazhohemi në maksimum për ruajtjen e fëmijëve tanë që të mos bien pre e grupeve të tilla ideologjike trushpërlarëse , të cilat më së paku kanë të bëjnë me fenë dhe Zotin!

Mënyra më e mirë preventivës së rrëshqitjes fëmijëve dhe të rinjve tanë në këtë katrahurë është edukimi dhe informimi i drejtë për të mos instrumentalizuar në asnjë formë indoktrinimin fetar në dëm të tjetrit.

Edhe vendi ynë në këtë drejtim duhet të veprojë, pa u hamendur, sa nuk është bërë tepër vonë.