LAJMI I FUNDIT:

“Terroristit” tremuajsh i refuzohet viza për në SHBA

“Terroristit” tremuajsh i refuzohet viza për në SHBA

Një bebe vetëm tremuajshe është thirrur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Londër, për t’u marrë në pyetje, pasi gjyshi i tij, gabimisht e kishte identifikuar atë si terrorist.

Harvey Kenyon-Cairns duhej të fluturonte drejt Orlandos në Florida, për të parat pushime jashtë vendit të tij, por gjyshi Paul Kenyon bëri një gabim, ndërsa plotësonte formularin e vizës.


Në pjesën e formularit ku shkruhej “A kërkoni të angazhoheni, apo a jeni angazhuar ndonjëherë në aktivitete terroriste, spiunazhi, sabotazhi apo gjenocidi?”, Kenyon kishte sigluar “po”-në në vend të “jo”-së.

Ai madje e kishte kuptuar gabimin vetëm kur nipit të tij i ishte refuzuar viza.

“Nuk mund ta besoja se ata nuk e kishin kuptuar se ishte një gabim i pafajshëm dhe se një foshnje vetëm tremuajshe nuk do të mund t’i bënte keq askujt”, thotë 62-vjeçari.

Foshnja ishte marrë nga shtëpia e tij në Cheshire dhe ishte dërguar në ambasadën në Londër, për t’u marrë në pyetje nga zyrtarët.

Bebi Harvey u tregua i mrekullueshëm gjatë intervistës dhe nuk qau asnjëherë”, thotë Kenyon, duke shtuar se zyrtarët e Ambasadës dukej se nuk kishin aspak sens humori.

“Sigurisht që ai nuk është angazhuar në gjenocid, spiunazh apo diçka tjetër, por ka sabotuar disa bebelina këto kohë”, shtoi ai, transmeton tch.

Ngatërresa i kushtoi familjes rreth 3.000 funte shtesë, pasi viza e re nuk u dha në kohë për fluturimet e prenotuara.

“Ishte një gabim shumë i kushtueshëm, por unë shpresoja që Ambasada ta kuptonte se bëhej fjalë për një gabim të thjeshtë. Sidoqoftë, edhe nëse je terrorist me të vërtetë, a do të sigloje ‘po’-në në formularin e aplikimit për vizë?”.

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Menstruacioni i parë

Menstruacioni i parë

Kalo në kategori