LAJMI I FUNDIT:

Termokosi vazhdon furnizimin me ngrohje edhe pas 15 prillit

Termokosi vazhdon furnizimin me ngrohje edhe pas 15 prillit
Termokos

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar të premten se ka marrë vendim që të vazhdojë edhe pas 15 prillit furnizimin me ngrohje për rreth 20 mijë konsumatorë.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë për shkak të temperaturave të ulëta të ditëve të fundit.


“Bazuar në kërkesën e kryeshefit kkzekutiv, Fisnik Osmani vazhdimi i furnizimit me ngrohje është miratuar unanimisht nga Bordi i Drejtorëve të NP ‘Termokos’ dhe është në koordinim të plotë me KEK-un”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se zgjatja e sezonit ngrohës 2022/2023 është në harmoni të plotë edhe me “Rregullën për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji” të ZRRE-së, sipas të cilës ndërmarrja mund të vazhdojë furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje pas afatit të zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës, në rastet kur sipas parashikimeve meteorologjike nuk janë përmbushur kushtet klimatike për të ndërprerë furnizimin me ngrohje.

“Furnizimi me ngrohje ditëve në vazhdim do t’iu përshtatet lëvizjes së temperaturave të ajrit dhe do të vazhdojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/