LAJMI I FUNDIT:

Termokos dhe UNI – Universum International College nënshkruajnë marrëveshjen për ofrimin e punës praktike për studentë

Termokos dhe UNI – Universum International College nënshkruajnë marrëveshjen për ofrimin e punës praktike për studentë

UNI – Universum International College, i njohur për edukim inovativ dhe të orientuar drejt karrierës, ka bashkuar forcat me Termokos, kompaninë lidere të ngrohjes qendrore në Prishtinë, Kosovë. Ky bashkëpunim i arritur përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit (MOU) të nënshkruar së fundmi, do të krijojë mundësi për punë praktike për studentët e UNI, duke kapërcyer hendekun në mes njohurive akademike dhe përvojës së industrisë.

Synimi kryesor i këtij memorandumi është të mundësoj punë praktike 3-6 mujore në Termokos për studentët e UNI-t të programeve të ndryshme. Kjo përvojë do t’i pajisë studentët me aftësi dhe njohuri që lidhen drejtpërdrejt me fushat e tyre të studimit. Praktikantët do të ekspozohen ndaj operacioneve ditore të punës të një kompanie lider, duke fituar njohuri praktike në fusha të tilla si, administrim biznesi, komunikim dhe media, shkenca mjedisore dhe shumë fusha tjera që janë të aplikueshme në Termokos.

Fisnik Osmani, Kryeshefi ekzekutiv i Termokos, theksoi përfitimet reciproke të partneritetit, duke thënë: “Ne jemi të ngazëllyer që mirëpresim studentët e UNI në ekipin tonë. Perspektivat dhe njohuritë  e tyre do të kontribuojnënë operacionet tona, ndërsa ata fitojnë përvojë direkte në industri. Ky bashkëpunim forcon përkushtimin tonë për të nxitur talentet e ardhshme dhe për të kontribuar në zhvillimin e fuqisë punëtore të Kosovës.”

Kjo nismë përputhet me misionin e UNI-t për të ofruar një edukim të klasit botëror që fuqizon studentët për sukses në karrierën e tyre të zgjedhur. Partneriteti me Termokos nënkupton një kapitull të ri në mësimin praktik në UNI, duke u ofruar studentëve një mundësi të përkryer për të përkthyer njohuritë e tyre në aftësi dhe ekspertizë reale. Me ofrimin e këtyre mundësive, UNI – Universum International College përgatit studentët për tregun e Kosovës dhe më gjerë.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori