Qasja deri në përdorimin e termeve fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve është legalizuar nga institucionet e Serbisë.
E zakonshme është bërë që Ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin të përdorë termin fyes “ŠIPTARI” për t’iu referuar shqiptarëve në përgjithësi. Mirëpo, kjo formë fyese është duke u përdorur edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi.
Në një lajm të publikuar të premten më 20 maj, citohet Vulini të ketë thënë se “Vuçiqi është serb i madh dhe president i të gjithë serbëve, ndërkaq Kurti i vogël nuk është as president i të gjithë shqiptarëve “Šqiptara” të Kosovës”.
Askush nga institucionet e Kosovës nuk i ka reaguar institucioneve të Serbisë.
Megjithatë Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë, problem tjetër madhor po e sheh heshtjen e presidentit të Serbisë.
“Këtu nuk është vetëm problemi te qëndrimet e Vulinit për më shumë është edhe heshtja e presidentit Vuçiq sepse këtu presioni duhet t’i rritet veçanërisht atij. Sepse dihet që Vulini është vetëm eksponent i tij edhe i cili përdoret nga vet ai për ta përdorur shkopin ndaj pakicave dhe opozitarëve”, është shprehur për RTV Dukagjinin Kamberi.
Sipas tij, deklaratat e Vulinit tregojnë qasjen dhe mendësinë politike në Beograd.
“Kjo është shkelje jo vetëm kushtetuese dhe e ligjeve të Serbisë por edhe është një thellim i një fryme shoveniste brenda Qeverisë së Serbisë dhe brenda pushtetit në këtë shtet”, ka deklaruar Kamberi.
Punën dhe kundërshtinë që nuk po e bëjnë Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë po e kryen dikush tjetër.
Ragmi Mustafi, nga Këshillit Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës, i ka humbur dy beteja gjyqësore ndaj Aleksandar Vulinit. Megjithatë, ai thotë se çështjen e përdorimit të termeve fyese nga ministri Vulin nuk do ta lë me kaq.
“Po e përcjellim rrugën ligjore me të cilën do ta dërgojmë edhe në Gjykatën e Strasburgut. Kjo temë është shumë shqetësuese, prandaj përdorimi i termit racist “ŠIPTARI” është në dy raporte. Përkatësisht në dy vite radhazi është në raportin e BE-së sa i përket raportit të progresit për Serbinë dhe është në raportin e Departamentit amerikan të shtetit”, shprehet Mustafi.
Ndër më të zëshmit për raportet Kosovë-Serbi, zëdhënësi i BE-së Peter Stano përkundër pyetjeve nga RTV Dukagjini për këta çështje ka zgjedhur të heshtë./Portali D/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi