(E plotësuar) Më shumë se 1,800 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur në Turqi dhe Siri.
Në shifrat e fundit, Turqia ka regjistruar 1,121 vdekje, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit.
Ndërkohë 371 persona të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë.
Më vete, Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si Helmetat e Bardha, ka konfirmuar 380 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita.
Më herët, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk mund të parashikonte se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Por disa ekspertë kanë vlerësuar se numri i të vdekurve mund të arrijë në 10,000 ose më shumë. /Telegrafi/
Numri i të vdekurve ka shkuar në 1,504 në Turqi dhe Siri dhe mijëra të tjerë janë lënduar, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë.
Në Siri, gjithsej të paktën 592 njerëz kanë vdekur, duke përfshirë 371 kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA, e cila gjithashtu raportoi 1,089 të plagosur.
Ndërkohë, grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 221 vdekje dhe 419 të plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.
“Qindra mbeten të bllokuar nën rrënoja”, shtuan Helmetat e Bardha në Twitter, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Ndërsa në Turqi, të paktën 912 persona kanë vdekur dhe 5,385 persona janë plagosur, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim televiziv të hënën.
Ekipet e shpëtimit po punojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuarit, ndërsa NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë pas katastrofës. /Telegrafi/
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë gjatë natës është rritur zyrtarisht në mbi 1200, sipas shifrave nga autoritetet.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se 912 njerëz kanë gjetur vdekjen në Turqi, dhe 5,383 të tjerë janë lënduar.
Ai tha se autoritetet nuk ishin në gjendje të parashikonin se sa mund të shkojë numri ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdonin, raporton Reuters.
Sipas tij, 45 vende kanë ofruar deri tani ndihmë.
Ndërkohë agjencia shtetërore e lajmeve në Siri raportoi më shumë se 320 të vdekur në vend, me mbi 1000 të lënduar.
Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit të Gaziantep në Turqi dhe është ndjerë deri në Qipro. /Telegrafi/
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Turqinë qendrore dhe Sirinë veriperëndimore herët të hënën në mëngjes.
Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, numri i të vdekurve ka arritur në mbi 650 njerëz dhe janë lënduar qindra të tjerë.
Veç kësaj, ndërtesa të shumta janë shembur në të gjithë rajonin, duke shkaktuar kërkime për të mbijetuar në rrënoja.
Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave tha se të paktën 284 njerëz u vranë në shtatë provinca turke.
Sipas mediave shtetërore siriane, numri i të vdekurve në zonat e kontrolluara nga qeveria në Siri është rritur në 245 dhe më shumë se 630 të plagosur.
Të paktën 147 njerëz u vranë në zonat e kontrolluara nga rebelët, sipas Helmetave të Bardha.
Tërmeti goditi në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale (0117 GMT) dhe u ndje në Siri, Liban, Qipro, Greqi dhe Izrael.
Tërmeti kishte epiqendrën rreth 32 km (20 milje) nga Gaziantep, një qytet i madh dhe kryeqytet provincial në juglindje të vendit, dhe rreth 26 km (16 milje) nga qyteti i Nurdağı.
Ai ishte 17.7 km (11 milje) e thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Një dridhje e fortë 6.7 ndodhi rreth 10 minuta më vonë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, foli me telefon me guvernatorët e tetë provincave të prekura për të mbledhur informacion mbi situatën dhe përpjekjet e shpëtimit, tha zyra e tij në një deklaratë.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu tha se 10 qytete ishin prekur nga tërmeti.
Duke folur me gazetarët të hënën, zyrtari tha se qytetet e Gaziantep, Kahramanmaraş, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Şanlıurfa, Adana, Diyarbakır dhe Kilis kishin pësuar dëme.
Por numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore herët të hënën mund të arrijë deri në 10,000 njerëz, ka thënë Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). /Telegrafi/
@telegrafi Momenti i shembjes së një ndërtese në Turqi pas tërmetit ?? #Turqi #Tërmet #Telegrafi #Kosova ♬ original sound – Telegrafi.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë