LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Stamboll – reagimi i gazetares në studio dhe i një burri që gjendej brenda në një xhami

Tërmeti në Stamboll – reagimi i gazetares në studio dhe i një burri që gjendej brenda në një xhami

Një burrë brenda një xhamie ka qenë një nga personat të cilët janë zënë të befasuar kur një tërmet i fuqishëm ka goditur qytetin e Stambollit në Turqi.

Përveç tij, edhe një gazetare e një emisioni televiziv është gjendur në një moment të sikletshëm, në ato momente.


Megjithatë, siç edhe mund të shihet në pamje, ajo jo që largohet nga aty, por tenton edhe të qetësojë të tjerët.

Kanë qenë këto dy momente që janë publikuar gjithashtu nga përdorues të rrjeteve sociale, përkatësisht reagimet e tyre.

Ndryshe, një tërmet i fuqishëm prej 5,7 ballësh ka goditur Stambollin të enjten, për të cilin është raportuar se ka shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale, si dhe panik të çastit në qytet.

Shembja e një minareje, ikja me shpejtësi e njerëzve dhe lëkundja e një ndërtese të lartë – pamje të reja nga tërmeti i fuqishëm në Stamboll
Lexo po ashtu Shembja e një minareje, ikja me shpejtësi e njerëzve dhe lëkundja e një ndërtese të lartë – pamje të reja nga tërmeti i fuqishëm në Stamboll

Si pasojë e panikut, siç është raportuar, shkollat dhe spitalet janë urdhëruar të evakuohen.

Ndryshe, Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që tërmeti goditi në jug-perëndim të Stambollit në Detin Marmara në orën 2:00 pasdite.

Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, publikohen pamje që tregojnë panikun që shkaktoi dridhja
Lexo po ashtu Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, publikohen pamje që tregojnë panikun që shkaktoi dridhja

Turqia ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë një afër Stambollit në 1999 që vrau më shumë se 17,000 njerëz në rajonin më të madh.

Turqia është ndër vendet më sizmike aktive në botë, pasi ndodhet në disa linja aktive defektesh, ku një nga ato më potencialisht shkatërruese është Pika e Anatolisë Veriore (NAF), pika e takimit e pllakave tektonike të Anadollit dhe Euroazisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori