LAJMI I FUNDIT:

Tërmetet në Shqipëri, Italia dhe Greqia nisin avionët

Tërmetet në Shqipëri,  Italia dhe Greqia nisin avionët

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka thënë se Italia dhe Greqia kanë nisur avionët dhe skuadrat speciale në ndihmë të Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë.

“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale, Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë.  Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë.Kontaktet vazhdojnë intensivisht. Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja.Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore”, ka shkruar Rama në Facebook.


Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme: 23 të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe shumë dëme materiale
Lexo po ashtu Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme: 23 të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe shumë dëme materiale

Deri tani raportohet për gjashtë persona që kanë humbur jetën si pasojë e goditjeve të forta të tërmetit. /Telegrafi/