Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur


Të paktën një ka vdekur dhe katër të tjerë u lënduan pasi një tërmet i fortë goditi Kinën veriperëndimore.
Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë goditi prefekturën Haixi në provincën Qinghai, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash.
Inspektimet janë duke u zhvilluar për të numëruar viktima të mëtejshme dhe dëme materiale.
Rajoni përjetoi dridhje të tjera të regjistruara brenda 40 minutave në vijim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
55 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































