LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fuqishëm në Serbi

Tërmet i fuqishëm në Serbi

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur Serbinë rreth orës 18:50.

Sipas informacioneve të para, epiqendra e tërmetit ka qenë jo shumë larg Kralevës, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.


Sipas të dhënave të Institutit Republikan Sizmologjik të Serbisë, tërmeti është regjistruar në afërsi të Baljevacit.

Qytetarët nga vende të tjera afër kanë thënë se tërmeti është ndjerë mjaft i fuqishëm.

Siç raportohet më tej, dridhjet në Krushevac janë ndjerë edhe në katet e sipërme.

Edhe beogradasit kanë raportuar se kanë ndjerë një dridhje të lehtë.

Për momentin nuk dihet nëse ka dëme materiale apo ndonjë të lënduar. /Telegrafi/