ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Observatoriumi seizmologjik pranë Fakultetit matematiko - natyror në Shkup ka regjistruar një tërmet të ri rreth orës 13 e 15 minuta të ditës së sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave, fuqia e tërmetit ka qenë 4 deri më 5 shkallë makroseizmike evropiane, ndërkaq është ndjerë në pjesën juglindore të Maqedonisë.


Epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, me një fuqi prej 4.7 shkallë Rihter./Telegrafi/