LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fortë në Itali

Tërmet i fortë në Itali

Një tërmet me magnitudë 4.5 gradë të shkallës Rihter ka rënë në provincën e Firences. Pas këtij tërmeti, të tjera lëkundje janë regjistruar në këtë zonë, por më magbitudë më të vogël.

Dëme janë raportuar në disa ndërtesa në komunat e zonës, ndërsa në Borgo San Lorenzo shkollat u mbyllën.


Shkollat u mbyllën gjithashtu në Barberino del Mugello, Scarperia, Vernio, Marradi dhe Vicchio, duke përfshirë edhe shkollat dhe çerdhet komunale.

Prefektja e Firencës, Laura Lega, tha se nuk ka situatë alarmi, nuk ka lëndime dhe dëmet e regjistruara në disa ndërtesa nuk janë serioze.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në 12 orë janë regjistruar 36 lëkundje.

Qeveria shqiptare publikon të dhënat për tërmetin e 26 nëntorit
Lexo po ashtu Qeveria shqiptare publikon të dhënat për tërmetin e 26 nëntorit

Kujtojmë se më 26 nëntor, një tërmet me magnitudë prej 6.4 Rihter e kishte goditur Shqipërinë, që la mbrapa 52 vdekur, 700 të plagosur dhe qindra objekte të dëmtuara. /Ora News/