LAJMI I FUNDIT:

Tërë jetën e kaloi duke menduar se ata janë prindërit biologjik, mënyra se si e ka zbuluar këtë i ka habitur të gjithë (Foto)

Tërë jetën e kaloi duke menduar se ata janë prindërit biologjik, mënyra se si e ka zbuluar këtë i ka habitur të gjithë (Foto)

Doris Grünëald e lindur në vitin 1999, e cila kishte bërë disa analiza të gjakut ka arritur që krejt rastësisht pas 22 viteve ta kuptojë që nuk është vajza e prindërve të cilët e kanë rritur.

Nga një gabim pa dashje që e kishin bërë mjekët, atë e kishin ndërruar në gjinekologji në spitalin e Gracit, transmeton Telegrafi.


E gjithë ngjarja filloi kur gruaja e cila e kishte rritur, Evelin Grünëald, përfundoi në spital në javën e 37-të të shtatzënisë për shkak të tensionit të lartë të gjakut.

Asokohe, mjekët dyshonin se ajo ishte helmuar, dhe për këtë arsye e kishin urdhëruar të shtrihet në spitalin e Gracit të Austrisë.

“Beba ka qenë shumë e vogël dhe jam detyruar të qëndroj në spital. Kur linda me prerje cezariane, fëmija ishte i shëndoshë”, ka deklaruar Evelin e cila kujton fjalët e mjekëve pas lindjes: “Urime, keni një vajzë. Bashkëshorti dhe unë nuk dëshironim të dinim gjininë e foshnjës para lindjes. Por një ditë më vonë askush nuk ma solli fëmijën. Jam detyruar të qëndroj e shtrirë sepse nuk isha edhe aq e fortë të ngrihem, kurse fëmijën e kam parë në mbrëmje kur ma solli bashkëshorti”.

Kjo nënë ishte e bindur se vajza e saj e ka grupin e gjakut A negativ, dhe me kalimin e viteve këtë gjë nuk e kishte vërtetuar me analiza. Por, pas shumë viteve, ajo u detyrua të jap gjakun pasi nuk ndihej mirë. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Doris.

“Pas testit të parë menduam se bëhet fjalë për ndonjë gabim. Kështu që vendosëm ta bëjmë sërish testin. Bashkëshorti im dhe unë aty e kemi kuptuar që Doris nuk është fëmija ynë”, ka shtuar Evelin duke shtuar se në ato momente për pak sa nuk ishin çmendur nga mërzia.

“Ka qenë shok për ne, por që nga fillimi e kemi ditur se ky fakt në asnjë mënyrë nuk do të na ndaj, dhe se gjithmonë do të jemi nënë e bijë”, ka shtuar Evelin.

Por edhe pse Doris në fillim mbeti e habitur, vëllai dhe prindërit nuk ndryshuan aspak dhe vazhdimisht i thoshin se është vajza e tyre, por ajo filloi të dyshoj.

Tani ajo dëshiron të takoj nënës e saj biologjike, kurse zyrtarë të spitalit besojnë se ishte viktimë e një ndërrimi të fëmijëve që kishte ndodhur asokohe.

Deri më tani janë lajmëruar në baza vullnetare 28 gra nga 100 që asokohe kishin lindur, që t’i nënshtrohet testit të ADN-së.

Ende nuk dihet se si kishte ardhur deri tek ndërrimi i bebave. Menaxhmenti i spitalit ka konfirmuar se deri tek ndërrimi i paqëllimshëm i fëmijëve, kishte ardhur derisa ato ishin nxjerrë nga sallat e lindjes.

Por, gjykata ka refuzuar këtë arsyetim duke thënë se ky gabim kishte ndodhur brenda 20 orëve, kur nëna po shërohej nga prerja cezariane.

Si dëmshpërblim për këtë  Doris dhe Evelin i kanë marrë nga 30 mijë euro, kurse një pjesë e tyre i takonte edhe bashkëshortit të Evelinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Kalo në kategori