Terapia më e ëmbël: Si na bëjnë kanakarët shtëpiakë më të shëndetshëm
Pos që fusin gëzim në shtëpinë tonë, kanakarët shtëpiakë na bëjnë edhe më të shëndetshëm.
Nëse nuk mbani në shtëpi ndonjë kanakar, lexoni cilat të mira i sjellin ata organizmit dhe psikes sonë dhe shumë shpejt do të vendosni se a do të jenë qeni apo macja të adhuruarit tuaj.
Humorin
Vetëm gjysmë ore lojë me qenin mund të aktivizojë trurin tonë i cili do të krijojë gjendje plotësisht të lumtur. Pronarët e maceve janë më pak të vetmuar dhe kanë më shumë standarde morale se të tjerët, ndërkaq kështu është për shkak se përkëdhelja me kanakarët tanë shkakton tajitje oksitocine, hormon “dashuror”, transmeton Telegrafi.
Stresin
Vetëm pesë minuta shoqërim me qenin zvogëlon nivelin e kortizolit, hormoni stresit. Njerëzit në një hulumtim kanë deklaruar që shoqërimi me kanakarët më shumë qetëson se sa prania e bashkëshortëve.
Dhembje më e vogël
Besoni apo jo, kanakarët janë në gjendje të na shërojnë, më saktësisht që të ulin nivelin e dhembjes të cilën në atë çast e ndiejmë.
Më shumë lëvizim
Pronarët e qenve janë më shumë në formë se sa pronarët e tjerë të kanakarëve. Natyrisht, qeni kërkon ta nxirrni jashtë disa herë në ditë, por kërkon edhe shëtitje të gjata.
Shëndeti i zemrës
Prania e kanakarit në shtëpi, zvogëlon punën e shpejtuar të zemrës dhe presionin e lartë të gjakut. Kanakarët ndikojnë pozitivisht edhe në kolesterinën e lartë në gjak… Për shembull, pronarët e maceve vdesin më pak nga sëmundja e zemrës, ndërsa pronarët e qenve kanë predispozita të jetojnë një vit më gjatë pas sulmit në zemër, për dallim nga ata të cilët nuk kanë qen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMakina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi