LAJMI I FUNDIT:

Terapi e re molekulare kundër kancerit të gjirit

Terapi e re molekulare kundër kancerit të gjirit

Një strategji premtuese terapeutike është zhvilluar në Institutin Kombëtar të Tumoreve ”Regina Elena” (IRE) kundër kancerit të gjirit ”trefish negativ”

Ky është nënlloji më agresiv i kancerit të gjirit që shpesh prek pacientët ende të rinj.

Rezultatet e studimit të kryer nga një grup i drejtuar nga Annamaria Biroccio, i Njësisë Translational Oncogenomics, u publikuan në revistën ”Embo Molecular Medicine”.

Studiuesit demonstruan se administrimi i një mikroRNA specifike (miR-182-3p) tek minjtë pengon proteinën telomerik TRF2, përgjegjëse për përparimin e tumorit dhe kështu bllokon përparimin e sëmundjes.

“Në të ardhmen e afërt kjo strategji shumë inovative mund të ofrojë një mundësi për të kuruar ato tumore, të tilla si kanceri i trefishtë negativ i gjirit, për të cilin nuk janë aktualisht të disponueshme terapitë efektive molekulare”, specifikon Gennaro Ciliberto, drejtor shkencor i IRE-s. /ANSA/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori